MAN UTD - SPURS

Foto: G. Polloshka/ Old Trafford/ TOPSPORTI
Cristiano Ronaldo 3-2 Tottenham
12 March, 2022 @20:29
Me katër ndeshje më shumë të luajtura se Arsenali, Manchester United ka dalë në pozitën e katërt të renditjes tabelare në Premier Ligë, duke e mposhtur Tottenhamin në derbin e ditës 3-2 [Cristiano 12, 38, 81 - Kane 35p., Maguire 72ag.].
Fitoren Manchester Unitedit ia ka sjellë superylli portugez, Cristiano Ronaldo, duke shënuar hat-trick në ndeshje dhe pas dy barazimeve të bëra nga Spurs rezistent i Antonio Contes.
Atmosferë fantastike në Old Trafford, derisa gazetari i TopSporti.com ka qenë prezent aty, për të shijuar duelin në cilësi të tifozëve të Manchester United, në show-in që e solli rekorderi i ri botëror i golave të shënuara për klub e kombëtare, Cristiano Ronaldo - 806 gola në karrierë.