SUPER PORTUGEZI

Fotot: Al-Nassr
Cristiano Ronaldo me gol e asist në ndeshjen 1200!
9 December, 2023 @9:53
Cristiano Ronaldo ka dalë mbrëmë në ndeshjen e 1200 të tij të futbollit në karrierë, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në fitoren e ekipit të tij, Al-Nassr. Së pari Sadio Mane i asistoi, ndërsa më vonë ia dërgoi “porosinë” Otavios për gol, në fitoren 4-1 ndaj Al-Riyadhit.
Pas ndeshjes, portguezi falenderoi secilin që i ka ndihmuar në rrugë për këtë bashkëpunim, ndërsa ka shtuar se ende ka për t’i dhënë futbollit. Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë i Saudi ProLeague me 16 gola në 15 ndeshje.