MEDIA

Foto: Panorama Sport
Curri arrin marrëveshje
17 July, 2015 @21:56
Debatik Curri më nuk do të jetë i Tiranës. Qendërmbrojtësi kuqezi tash do të zbres më në jug për të mbrojtur ngjyrat kuqezi të ekipit të Flamurtarit të Vlorës.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili i ka komunikuar mediave shqiptare se ka arritur marrëveshje parimore me Flamurtarin dhe tash e tutje pret vetëm zyrtarizimin para se të vë nënshkrimin në letër.
Curri ka qenë në bisedime me disa ekipe nga Kategoria Superiore dhe ato elite maqedone, por si duket oferta e vlonjatëve ka qenë më joshëse për futbollistin me përvojë ndërkombëtare.