SHORTI NË EUROPA LEAGUE

Kukësi kundër fituesit të duelit polako-rumun
17 July, 2015 @13:18
Skuadra e vetme shqiptare që ka arritur të mbijetojë në garat e Europa League, Kukësi, ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në qoftëse arrin të kualifikohej në raundin e tretë.
Ekipi nga Shqipëria verilindore, do ta ketë për kundërshtarë fituesin e duelit Legia Warszawa (Poloni) - Botosani (Rumani), mirëpo para përballjes me ‘ta, Kukësi duhet të mendojë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit malazias, Mladost, për ta përmbysur rezultatin e disfavorshëm që u arrit në Tiranë, pasi që mysafirët u ndanë nga fusha me fitore me rezultat minimal.