BAYERN

REUTERS/Arkiv
Ribery s’mund të fillojë Bundesligën
17 July, 2015 @15:25
Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se krahu ofanziv i ekipit, Franck Ribery, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e javës së parë të Bundesligës me ekipin e tij.
Ribery 32 vjeç u lëndua dhe mbeti jashtë radhëve të Bayernit për pjesën e madhe të fundit të stinorit të kaluar. Ai pritet që të jetë i gatshëm plotësisht për këtë stinor, por Guardiola ka bërë të ditur se nuk do të jetë i aftë për të luajtur ndaj Hamburgut më 14 gusht.