ILIR DAJA
Daja: S’kemi çka të humbim
25 August, 2017 @15:14
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar si shumë të vështirë shortin e sotëm, ku përballë ekipit të tij janë skuadra të forta. Ai priste skuadra me emër në arenën ndërkombëtare, por gjithsesi është gati të sfidojë cilëndo prej atyre që i rezervoi shorti.
“Shortin e pritëm me qetësi, sepse e dinim se do të kishim rivalë të vështirë. Do të doja të kishim ndonjë ekip më me emër në grup, por gjithsesi ky është fati ynë dhe ne do të bëjmë më të mirën. Kemi shanset tona, nuk jemi ende në nivelin për të qenë pretendentë që të kalojmë grupin por nuk kemi asgjë për të humbur. Partizani është i vështirë dhe do shpresoj të luhet vetëm futboll. Shpresoj shumë që të krijohet vetëm një atmosferë futbolli”, deklaroi Daja pas shortit të sotëm për fazën grupore të Europa Ligës.
Skënderbeu ka gjasa reale të kalojë tutje nga ky grup me kundërshtarë si Dynamo Kiev, Young Boys dhe Partizan.