Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRLIND DAKU

Daku: Ndjenjë e papërshkruar të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë

Daku: Ndjenjë e papërshkruar të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë


10 May, 2021 @22:28

Topgolashënuesi i Superligës, Mirlind Daku, ka shprehur ndjenjat e tij nëpërmjet një postimi në Facebook, pasi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Superligës.

Daku aktualisht ka 28 gola të shënuara, duke qenë dukshëm larg golashënuesve të tjerë.

LISTA E TOPGOLASHËNUESVE

Daku me këtë rast ka falenderuar veçanërisht ish trajnerët e tij te Ballkani qatë këtij stinori, Ismet Munishi dhe Bledi Shkëmbi, pastaj presidentin Arsim Kabashi, si dhe bashkëlojtarët e tij të skuadrës për arritjet e sivjetshme.

Më poshtë postimi i plotë i sulmuesit:

Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkembi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin. Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë, Faleminderit të gjithëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga