Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRLIND DAKU

Daku në listën e ekipit kroat për përgatitjet verore

Daku në listën e ekipit kroat për përgatitjet verore


21 June, 2021 @17:29

Topgolashënuesi i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, është përfshirë në listën e skuadrës kroate, Osijek, për fazën përgatitore dy javore që do të fillojë nga sot.

Daku, së bashku me 35 lojtarë të tjerë do të përgatiten në ishullin Saint Martin, që do të shërbejë për përgatitje sa më të mirë në garat evropiane të UEFA Conference League, ku kundërshtari i parë do të jetë skuadra polake, Pogon Szczecin.

Bashkë me Dakun, në listë gjendet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Eros Grezda.

Kujtojmë që Daku ka kontratë me Osijekun deri në qershor të vitit 2022, ndërsa në stinorin që e lëmë pas ka luajtur te Ballkani si lojtar i huazuar.

Sulmuesi gjilanas gjatë këtij stinori pati shënuar 31 gola në Superligë me fanellën e Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga International