BALLKANI 2-0 DRITA
Daku në super-formë, Ballkani mposht edhe kampionin
21 October, 2020 @16:04
Drita ka pësuar humbjen e parë të stinorit në Superligë. Kampioni aktual i Kosovës është mposhtur nga Ballkani në Suharekë sot 2-0 [Mirlind Daku 19, 76].
Sulmuesi më në formë i Superligës aktualisht, Mirlind Daku, ka vazhduar me gola edhe këtë xhiro, duke shënuar dy herë për t’ia dhënë humbjen e parë Dritës së drejtuar nga Ardian Nuhiji.
Suharekasit shënuan në fillim të ndeshjes për të marrë kontrollin e lojës. Daku është shërbyer mirë, duke shënuar me kokë për 1-0 (19’), ndërsa shpejt Drita mbeti me 10 lojtarë pasi që mbrojtësi Ilir Blakçori mori karton të kuq.
Pas kësaj edhe Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, dy të verdha, pas protestave ndaj referit, e në anën tjetër Ballkani sulmoi dhe krijoi edhe dy raste për shënim deri në fund të pjesës së parë, për tu përmendur, ai i Ermal Krasniqit.
Në pjesë të dytë nuk kishte shumë raste, por që në mundësinë e parë të mirë Daku ka shënuar për 2-0. Daku dha edhe një gol 14 minuta para fundit të ndeshjes për t’i dhënë fund shpresave të Dritës, pasi që kampionët po tentonin të krijonin diç më shumë, mirëpo mungesa e një lojtari në fushë për ta la zbrazëtira.
Kështu, Ballkani tash me bilanc prej 6 fitoresh e 1 barazimi është lider i pakontestueshëm i Superligës, duke tubuar 19 pikë nga 21 të mundshme pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, fillimi i mbarë i Dritës këtu mori fund. Pas 3 fitoreve e 1 barazimi, kampionët u njoftuan me humbjen e parë të stinorit.