Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT E XHIROS XXIV

Dardan Çaka në derbin e madh

Dardan Çaka në derbin e madh


8 March, 2022 @16:03

Njëri ndër gjyqtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll, Dardan Çaka, do të jetë gjyqtar kryesor në përballjen më interesante të xhiros së XXIV të Superligës.

FFK ka botuar zyrtarët e deleguar për xhiron që do të luhet nesër e pasnesër, ndërsa Çakës i është dhënë besimi për drejtimin e ndeshjes mes Dritës dhe Gjilanit, që luhet të enjten.

Çaka do të jetë i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj si anësor, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala. Në VAR kryesor do të jetë Visar Kastrati, me asistent VAR Granit Hyseni.

Gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve të mesjavës:

Malisheva-Ballkani, Alban Shala;
Ulpiana-Dukagjini, Shpëtim Murtezi;
Feronikeli-Prishtina, Besfort Kosumi;
Drita-Gjilani, Dardan Çaka;
Llapi-Drenica, Mervan Bejtullahu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga