Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI I RI

Dardan Shabanhaxhaj vazhdon me Sturm Grazin

Foto: sksturm.at/

Dardan Shabanhaxhaj vazhdon me Sturm Grazin


7 May, 2020 @11:06

Talenti i ri i Kosovës Dardan Shabanhaxhaj ka vazhduar kontratën me ekipin e famshëm austriak Sturm Graz.

Shabanhaxhaj që më 19 prill ka mbushur 19 pranvera dhe ka bërë karrierë disa vjet në grupmoshat U18 dhe ekipin e dytë të Sturmit, tash është parë të jetë plotësisht i pjekur për kontratë afatgjate me skuadrën.

Kështu, në faqen zyrtare të klubit austriak është bërë e ditur se ekipi e vlerëson Shabanhaxhajn dhe ka nënshkruar deri në vitin 2023 me ekipin.

“Ai ka treguar zhvillim të mirë të tij si lojtar në muajt e kaluar dhe ka potencial të madh, të cilin dëshirojmë ta zhvillojmë së bashku. Ai mund të luajë në disa pozita të mesfushës dhe ka treguar shpejtësi dhe teknikë tepër të mirë në ligën regjionale,” ka thënë Andreas Schicker, drejtor sportiv i ekipit që ka marrë zyrtarisht detyrën prej datës 1 maj 2020.

Ndërsa Dardan Shabanhaxhaj në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të ekipit ka thënë:

“Vazhdimi i kontratës është përparësi dhe mundësi për zhvillim për mua. Do të luftojë për një vend në ekip të parë tash.”

Shabanhaxaj përndryshe ftohet rregullisht në Kosovën U16 ku edhe ka bërë përvojë ndërkombëtare që tash po tregohet jetike në zhvillim dhe arritjen e tij.

Dardan Shabanhaxhajn austriakët shkurt e thërrasin “Shaba”.

Kujtojmë te Sturmi luan edhe reprezentuesi i Shqipërisë Bekim Balaj që këtë stinor në 21 paraqitje në Bundesligën austriake ka shënuar gjashtë gola.


 
Të gjitha lajmet nga