Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TIFOZËRIA

“Dardanët” presin futbollistët dhe porosisin: Kur jemi bashkë jemi më të fortë

“Dardanët” presin futbollistët dhe porosisin: Kur jemi bashkë jemi më të fortë


23 March, 2023 @1:05

Tifozët zyrtarë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Dardanët, kanë pritur mbrëmë futbollistët e Kosovës në zyret e tyre, ndërsa kanë premtuar spektakël për ndeshjet që do t’i zhvillojnë të përzgjedhurit e Alain Giresse përgjatë marsit.

Kosova do të jetë mysafire e Izraelit më 25 mars, ndërsa do të pres Andorrën më 28 mars, në kuadër të ndeshjeve të para kualifikuese drejt EURO 2024 në Grupin I kualifikues. Pos këtyre, në grup janë edhe Zvicra, Rumania dhe Bjellorusia.

Gjithashtu, Dardanët kanë premtuar se do t’i shpërblejnë me 20 bileta dhe një pako (kapelë, lloje të stickersave) 20 tifozët e parë që do vinë ta shohin ndeshjen në klubin e tifozëve të Dardanëve në Prishtinë. Të njëjtën ua kanë premtuar edhe 20 grave të para që i bashkohen Dardanëve.

Në fund, pas pritjes dhe takimit me lojtarë, ata kanë dhënë mesazhin “Kur jemi bashkë jemi më të fortë. Së bashku drejt realizimit të ëndrrës së madhe: EURO 2024”.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova