Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Darwin Núñez pret vetëm zyrtarizimin te Liverpooli

Foto: ucl/fb

Darwin Núñez pret vetëm zyrtarizimin te Liverpooli


12 June, 2022 @15:17

Njëqind milionë euro është dëmshpërblimi i dakorduar që Liverpool duhet të paguajë në llogari të Benficës për t’ia marrë sulmuesin e dalluar ekipit portugez, Darwin Núñez. Nga 100-milionëshi, 75 pagohen menjëherë, ndërsa 25 të tjera janë si bonuse, ka raportuar SkySports.

Sipas informatave tjera të botuara deri tash, marrëveshja është finalizuar dje, ndërsa testet mjekësore do të bëhen të hënën në Angli. Kontrata e sulmuesit do të jetë deri në qershor të vitit 2028.

Urugujani 22-vjeçar ka treguar cilësitë e tij te Benfica që nga viti 2020, duke shënuar 32 gola në 57 paraqtije në të gjitha garat me ekipin nga Lisbona, ndërsa lojtari pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë te të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Núñez gjithashtu është i rregullt te Uruguaji, ku në 11 paraqitje që prej vitit 2019 ka shënuar dy gola.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League