RAMIZ SADIKU - VUSHTRRIA

Foto: FC Vushtrria
Daut Maxhuni e bën Vushtrrinë kampione vjeshtore
27 November, 2021 @15:43
Një fitore shumë të rëndësishme ka shënuar sot Vushtrria në udhëtim te Ramiz Sadiku në Prishtinë.
Këtë takim Vushtrria e mbylli me fitore 0-1, për ta mbyllur kështu stinorin vjeshtor në vendin e parë të Grupit B në Ligën e Parë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, e golin e fitores për Vushtrrinë në këtë takim e shënoi Daut Maxhuni kur kishin mbetur më pak se 10 minuta nga fundi i ndeshjes.
Kështu, Vushtrria do të dimërojë si kampione vjeshtore e Grupit B të Ligës së Parë, kurse Ramiz Sadiku vjeshtën e mbyllë në vendin e katërt në këtë grup.