Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

David Andrew vendos, Rilindja’1974 në dimër të qetë

David Andrew vendos, Rilindja’1974 në dimër të qetë


9 November, 2022 @20:08

Ka qenë futbollisti i huaj i Rilindjes 1974, David Andrew, që i iku mbrojtjes së Istogut dhe vendosi ndeshjen. Ai shënoi nga afërsia, ndërsa Rilindja 1974 me golin e tij mori fitoren për dimër të rehatshëm në Ligë të Parë Grupi A, Rilindja 1974 1-0 Istogu [David Andrew 65].

Kështu ekipi i Fisnik Papuqit që këtë stinor po debuton në Ligë të Parë të Kosovës me pesë fitore të kapura gjatë vjeshtës pritet që të qëndrojë në stinorin e parë aty, derisa aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për rënie, duke parë ecurinë e ekipeve tjera.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Istogu në këtë ndeshje hyri me katër ndeshje pa disfatë dhe me fitore të rëndësishme të mara, por humbja i kushtoi me kapjen e liderit të ligës së paku me pikë, pasi që ekipi do të barazonte pikët me Feronikelin’74 në rast të fitores.

Gjithsesi ekipi i Fisnik Gashit mbetet i dyti në renditje me 25 pikë, ndërsa me një shtytje të mirë në pranverë do të mund të synojë Superligën, por që gjatë vjeshtës ky synim nuk është shprehur shumë nga vetë klubi. Ndërkaq Rilindja’1974 mbyll vjeshtën si e shtata me 20 pikë nga 14 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë