Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYER OF THE MONTH - JANUARY 2022

David De Gea, më i miri i muajit janar

David De Gea, më i miri i muajit janar


4 February, 2022 @15:33

Për herë të parë në gjashtë vitet e fundit një portier ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë dhe ky është portieri i Manchester Unitedit, David De Gea.

Spanjolli ka qenë briliant në përballjet që ekipi i tij i kishte gjatë muajit të kaluar, ndërsa bëhet i pari që prej Fraser Fosterit të Southamptonit të merr këtë çmim. Foster ishte portieri i fundit që mori çmimin e më të mirit të muajit në Premier League, në shkurt të vitit 2016.

Në katër ndeshjet e janarit 2022, De Gea bëri 22 pritje të jashtëzakonshme, derisa regjistroi tetë pritje ndaj Brentfordit, shtatë ndaj Aston Villës dhe pesë të tjera ndaj Wolves. Porta e vetme e paprekur e janarit për De Gea ka qenë ndaj West Hamit.

Kjo është hera e parë që 31-vjeçari merr këtë çmim, pas 361 paraqitjeve dhe 127 ndeshjeve me portë të paprekur.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League