TURQI

David Domgjoni zyrtarisht te Manisa
23 July, 2022 @15:39
Futbollisti me tipare mbrojtëse, David Domgjoni, është bërë me ekip të ri. Pas Menemensporit në ligën e parë turke, Luzernit në Zvicër dhe së fundi Termalicas në Poloni, ai është zyrtarizuar nga ekipi i kategorisë së dytë turke, Manisa.
Domgjoni i lindur në Prizren, ka qenë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat U17, U19 dhe U21, ndërsa tash te seniorët ka dy paraqitje me Kosovën.
Domgjoni është 30-vjeçar dhe mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe para saj. Vlera e tij në Transfermarkt llogaritet rreth 150 mijë euro, ndërsa detajet e transferit te Manisa nuk janë bërë të ditura.
Në Shqipëri, ai ka qenë pjesë e Tiranës, Kastriotit dhe Laçit, ndërsa në Kosovë ka luajtur vetëm për Lirinë - gjatë stinorit 2017/18.