CRYSTALPALACE-SOUTHAMPTON
Davies sjell fitoren, në qafë të Hodgsonit
16 September, 2017 @15:24
As trajneri i ri i ardhur këto ditë nuk ka bërë që Crystal Palace të gjej golin edhe pas 5 xhirove në Premier Ligë.
Roy Hodgson që zëvendësoi Frank de Boerin, ka përjetuar humbjen e parë me ekipin e ri, ndërsa ekipi të pestën me radhë këtë stinor, nga 5 ndeshjet e para.
Southampton në anën tjetër me golin e hershëm të shënuar nga Steven Davies, ka shënuar fitoren e dytë të stinorit, derisa lajm i mirë për ekipin është që mbrojtësi holandez i shumëkërkuar nga Liverpooli, Virgil van Dijk u fut në lojë (paraqitja e parë e tij këtë stinor), në 3 minutat e fundit për skuadrën e tij.
Derisa Crystal Palace për golin apo pikën e parë të stinorit duhet të pret ende, Southampton mori fitoren e dytë të stinorit sot dhe tashmë pritet të ngritet edhe më në klasifikim me punën e trajnerit Mauricio Pellegrino.