PARA NDESHJES: LUKSEMBURG-SHQIPËRI
De Biasi gati eksperimentin e ri kuqezi
4 June, 2017 @9:08
Stërvitjet dhe testet e formacioneve të futbollistëve kuqezi kanë përfunduar dje. Tashmë, pas disa ditës grumbullim në Luksemburg, selektori i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka të qartë formacionin që pritet ta hedh në fushë për duelin e sontmë ndaj këtij vendi.
Më së shpeshti në stërvitje e aplikoi një 3-5-2 interesante, që në rast nevoje shndërrohet në 4-5-1 kuqezi, të zakonshme.
TABELAT: drejt RUSIA 2018
Prova e fundit para kualifikueses ndaj Izraelit më 11 qershor është dueli i sontëm i Shqipërisë ndaj Luksemburgut, ndërsa kuqezinjtë duhet të kërkojnë fitoren gjithsesi në të dyja duelet për të mbledhë sa më shumë pikë në grupin kualifikues ku udhëheqin Spanja e Italia.
SHQIPËRIA sonte:
SKEMA 3-5-2: | Thomas STRAKOSHA; Burim KUKELI, Mërgim MAVRAJ, Berat XHIMSHITI; Amir ABRASHI, Ermir LENJANI, Ledian MEMUSHAJ, Ergys KAÇE, Elseid HYSAJ; Odise ROSHI, Sokol ÇIKALLESHI. |
||
SKEMA 4-5-1: | Thomas STRAKOSHA; Mërgim MAVRAJ, Berat XHIMSHITI, Ermir LENJANI, Elseid HYSAJ; Burim KUKELI, Ergys KAÇE, Amir ABRASHI, Ledian MEMUSHAJ, Odise ROSHI; Sokol ÇIKALLESHI. |