CHAMPIONS LEAGUE FINAL
Real Madridi mbron titullin, shkruan historinë
3 June, 2017 @22:24
Real Madrid ka vulosur epitetin e mbretit si ekip, duke çuar për herë të 12 trofeun e më të mirit në Europë sonte, pasi që mposhti Juventusin në finale, 4-1.
Madrilenët janë bërë ekipi i parë në historinë e re të kësaj gare që kanë arritur të mbrojnë titullin e fituesit të Ligës së Kampionëve, duke e fituar ate dy herë me radhë.
Cristiano Ronaldo i dha avantazhin Realit me një goditje, që u devijua lehtë, për të lënë Gigi Buffonin e pashpresë, 1-0.
Mrekullueshëm, Mario Mandzukic, me gërshërë barazon shpejt për 1-1, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.
Mirëpo, pjesa e dytë e ndeshjes ishte plotësisht e Realit. Casemiro me një goditje, prapë lehtë të devijuar shënoi për 2-1, ndërsa shpejt Cristiano shtoi avantazhin 3-1, pas asistimit të Luka Modrićit.
Në fund, Marco Asensio, zëvendësues, përcaktoi rezultatin final të ndeshjes, pas asistimit të Marcelos, 4-1, për tu vulosur në fron të futbollit europian.