Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DE BIASI

De Biasi mendon vetëm për Danimarkën

De Biasi mendon vetëm për Danimarkën


3 September, 2015 @20:02

Kombëtarja e Shqipërisë këtë fundjavë do të ketë dy beteja shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj për në EURO 2016.

Kuqezinjtë së pari të premtën do të takohen me Danimarkën në Kopenhagë, ndërsa vetëm tre ditë më vonë (të hënën), do ta presin në Elbasan përfaqësuesen e Portugalisë.

Në lidhje me këto dy ndeshje shumë kritike, ka folur përzgjedhësi Gianni De Biasi, i cili për kanalin televiziv Supersport ka thënë se për momentin është i përqëndruar vetëm tek ndeshja me Danimarkën.

“Para së gjithash jemi përqendruar vetëm te ndeshja e radhës me Danimarkën. Në këndvështrimin tim, të mendosh edhe për ndeshjen tjetër do të thotë të shpenzosh energji. Mendoj se në këto momente gjëja më e mirë është të mendojmë vetëm për ndeshjen me Danimarkën, ekipin që do të hedhim në fushë dhe të provojmë të marrim pikë në Kopenhagen. Nëse arrijmë rezultat pozitiv atje, edhe pse koha në dispozicion mbetet e shkurtër, do të kemi një forcë të brendshme për t’u përballur më pas me skuadrën e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo,” ka thënë tekniku italian, transmeton Supersport.

Ai ka folur gjithashtu edhe për tifozët në diasporë, për të cilët ka thënë se përkrahja e tyre po jep motiv të rëndësishëm ekipit të tij, derisa në lidhje me gjasat për në kualifikim në EURO 2016, përsëri ka preferuar të mendojë ndeshje pas ndeshjeje, duke i ikur llogaritjeve jashtë fushe.

“Besoj se njerëzit që jetojnë larg Atdheut, të transmetojnë një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe të bëjnë të ndihesh pjesë e diçkaje të papërshkrueshme kur shohin nga afër idhujt e tyre. Edhe nga pikëpamja morale, kjo mund t’i ndihmojë futboillistët që të përballen edhe me më tepër vendosmëri në sfidën e vështirë me Danimarkën.”

”Është e vështirë të thuash sa pikë na nevojiten për kualifikimin. Kemi edhe 12 pikë në dispozicion, por nuk është e lehtë t’i marrim të gjitha. Të premten na pret një ndeshje delikate, me një kundërshtar si Danimarka, që ka grumbulluar aq pikë sa ne, por me një ndeshje më tepër. Duhet të paraqitemi ashtu siç kemi bërë gjithmonë. T’i marrim ndeshjet me radhë, të provojmë shanset tona, duke e respektuar rivalin, por të vetëdijshëm për faktin se nëse luajmë si ekip dhe nuk gabojmë, mund t’i krjojmë vështirësi danezëve”.


DANNY

Operohet Welbeck

Premier League

Operohet Welbeck

03/09/15 @ 19:48

U21

Shqipëria barazon me 10 lojtarë

Shqipëria

Shqipëria barazon me 10 lojtarë

03/09/15 @ 16:56

EUROPA LEAGUE

Skënderbeu dërgon listën për Europa League

Europa League/Sportistë shqiptarë në botë

Skënderbeu dërgon listën për Europa League

03/09/15 @ 16:21

SUPERLIGA

Caktohen gjyqtarët e javës së tretë

FFK Superliga

Caktohen gjyqtarët e javës së tretë

03/09/15 @ 14:49

U-21 EURO 2017

Shqipëria U21 - Izraeli U21, formacionet zyrtare

Shqipëria

Shqipëria U21 - Izraeli U21, formacionet zyrtare

03/09/15 @ 14:30

RIVALITETI

Uellsi para Anglisë

International/UEFA Euro 2016

Uellsi para Anglisë

03/09/15 @ 14:16

KUQEZI

Renditja e FIFA-s, në ndjekje të Danimarkës

Shqipëria

Renditja e FIFA-s, në ndjekje të Danimarkës

03/09/15 @ 13:41

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19


 
Të gjitha lajmet nga