Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARCA

De Biasi shkruan libër për historinë me Shqipërinë

TOPSPORTI/ Erdis Driza

De Biasi shkruan libër për historinë me Shqipërinë


14 April, 2020 @19:07

Selektori historik i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi në një bisedë me Marcan spanjolle ka bërë të ditur se është duke shkruar libër për suksesin e tij historik me kuqezinjtë.

Italiani 63 vjeç ka bërë të ditur se ka qenë në bisedime me një kombëtare të Evropës për të marrë drejtimin e saj, por shkaku i pandemisë gjithçka ka mbetur pezull.

Në ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ka arritur në kapitullin e tretë të librit.

“Këto ditë po shkruaj historinë time futbollistike me Shqipërinë. Aktualisht ndodhem te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po e bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, – ka thënë De Biasi, i cili pjesë e Kombëtares së Shqipërisë ishte për 5 vite e gjysmë.

De Biasi pas Shqipërisë drejtoi për një kohë të shkurtër skuadrën e LaLigas Alaves, ndërsa më pas u përfol për disa kombëtare si trajner i mundshëm i tyre, por asnjëra s’u bë konkrete.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve