KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
Infektohet me COVID-19, legjenda e Romës në spital
10 April, 2021 @13:53
Ish-futbollisti Daniele De Rossi, i cili ishte kampion i Kupës së Botës 2006 me ekipin e tij kombëtar dhe tani është pjesë e stafit trajner të ekipit italian, u shtrua në spital në Romë nga virusi Covid-19, sipas mediave të ndryshme në vendin e tij.
De Rossi, ishte një nga katër anëtarët e stafit stërvitor të Roberto Mancinit që rezultuan pozitiv me koronavirus gjatë tubimit të fundit për ndeshjet ndërkombëtare në mars.
Pas një jave, gjendja e tij shëndetësore, me ethe dhe kollë të vazhdueshme, kërkoi teste të reja mjekësore që kanë zbuluar pneumoni (inflamacion i mushkërive), sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Sky Sports’.
Ish futbollisti i Romës luajti 117 ndeshje për ekipin kombëtar italian midis 2004 dhe 2017, duke e bërë atë lojtarin e katërt me më së shumti paraqitje për kombëtarën.
Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën Botërore ‘06 dhe ishte nënkampion në Euro’12, me humbjen në finale në Kiev kundër Spanjës.