VALON BERISHA
Mbyllet sezoni për Valon Berishën
9 April, 2021 @17:13
Mesfushori përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, e ka mbyllur sezonin për sivjet, për shkak të operacionit të kaluar në gjurin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja e klubit ku luan Berisha, Reims, ku thuhet se 28 vjeçari i është nënshtruar operacionit sot pasdite.
Berishës do t’i nevojitet 8 javë deri në rikuperim nga lëndimi i gjurit, që do të thotë se ai do të jetë i gatshëm vetëm për fillimin e sezonit të ri.
Valoni kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Kosovës përballë Suedisë dhe Spanjës që u luajtën gjatë muajit mars.