Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFTAT

Granit Jahaj, sekretari i ri i Istogut

Granit Jahaj, sekretari i ri i Istogut


9 April, 2021 @15:39

Skuadra e Istogut ka gjetur shpejt zëvendësimin për sekretarin e shkarkuar, Fatmir Hakaj, të cili i është faturuar diskualifikimi nga Kupa e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi nga faqja e klubit, “Troftat” kanë emëruar Granit Jahajn në postin e sekretarit.

“Pas shkarkimit të Fatmir Hakaj nga pozita e sekretarit, kryesia e klubit ka vendosur për zëvendësuesin e tij, duke e emëruar në këtë pozitë Granit Jahaj. Graniti ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2011, si zyrtar për informim. Nga sot e tutje Graniti do ta kryejë punën e sekretarit në FC ‘Istogu’”, thuhet në njoftim.

Ish sekretari Hakaj ishte shkarkuar pas diskualifikimit të Istogut nga Kupa e Kosovës për shkak të aktivizimit të lojtarit të ndëshkuar me dy kartona të verdhë, Erion Ceta, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës përballë Dukagjinit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës