Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU - FERIZAJ

Fitore në çastet e fundit, Ramiz Sadiku feston ndaj Ferizajit

Fitore në çastet e fundit, Ramiz Sadiku feston ndaj Ferizajit


9 April, 2021 @17:12

Në takimin e vetëm të ditës në Ligën e Parë, Ramiz Sadiku ka shënuar fitore 1-0 ndaj Ferizajit.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola e rezultati vazhdoi të mbetej i barabartë deri krejt në fund, por shumë pak para vërshëllimes së fundit të gjyqtarit, skuadra prishtinase e gjeti golin dhe iu gëzua në fund tri pikëve.

Goli i fitores erdhi në minutën ‘86 nga Albin Dermaku.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot bën që Ramiz Sadiku të jetë i qetë në mesin e Grupit B të Ligës së Parë, kurse Ferizaj, që po kalon krizë financiare, tashmë mbetet 3 pikë pas Ramiz Sadikut në renditje.

Xhiron që vjen, Ramiz Sadiku luan në udhëtim te KEK-u, kurse Ferizaj e pret Ulpianën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë