Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËTIM IDRIZI

Idrizi: Me këtë angazhim dhe dëshirë është vështirë të na mposhtë dikush

Idrizi: Me këtë angazhim dhe dëshirë është vështirë të na mposhtë dikush


9 April, 2021 @17:35

Skuadra e Trepçës ‘89 sot i dha fund serisë së zezë prej tri humbjeve rresht, duke shënuar fitore përballë Arbërisë me rezultat minimal 0-1, me golin e shënuar Adenis Shala në minutën e tetë të ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Nga ky rezultat tejet i kënaqur ishte trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, i cili lëvdoi lojtarët e tij për angazhimin e treguar në këtë lojë.

“Pas tri disfatave me rend, jemi mobilizuar jashtëzakonisht shumë. E kemi ditur që na pret një përballje e vështirë kundër Arbërisë, e cila po lufton për ekzistencë. I kemi qasur ndeshjes me seriozitetin më të madh. Falenderoj lojtarët për mundin dhe sakrificën në këtë ndeshje dhe mendoj që me plot meritë i kemi marrë 3 pikë shumë të vlefshme në kampionat. Lirisht mund të them se nuk ishin 3, por ishin 6 pikë të ftuara. Në aspektin psikologjik kjo ka ndikim jashtëzakonisht të mirë. Në 8 betejat e ardhshme në kampionat, me këtë angazhim dhe dëshirë, do të jetë vështirë të na mposhtë dikush”, tha Idrizi pas ndeshjes për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga