ARBNOR MORINA
Morina merr përgjegjësinë e humbjes
9 April, 2021 @17:41
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, përgjegjësinë e humbjes nga ndeshja e sotme ndaj Trepçës ‘89 e ka marrë mbi vete.
Timonieri i skuadrës nga Dobraja, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha lojtarët e tij treguan angazhim të mirë dhe patën iniciativën në lojë, por që mungesa e golit nga ana e tyre, dha rezultatin e pakënaqshëm.
“Loja është humbur dhe përgjegjësia duhet t’i bie dikujt. Unë përgjegjësinë gjithmonë e kam marrë mbi vete. Djemtë janë munduar dhe kanë pasur angazhim. Ajo që është tragjike është se edhe penalltinë e humbëm në momentin kur do të mund të barazonim dhe të shpëtonim gjithçka nga kjo ndeshje”, tha ndër tjerash Morina për Art Sport.
Ndeshja mes Arbërisë dhe Trepçës ‘89 që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të mitrovicasve.