CAGLIARI SHPËRTHEN
Debakël i Interit në shtëpi
28 September, 2014 @17:22
Inter ka pësuar debakël nga Cagliari sot. Neroazzurrët janë poshtëruar nga sardenjasit që nuk kanë falur asnjë rast të paraqitur duke shënuar fitore të madhe 1-4 si mysafir.
Për më tepër, kjo ka qenë fitorja e parë për Cagliarin këtë stinor dhe trajneri i tyre Zdenek Zeman ka qenë nën presion të madh pas tre disfatave dhe një barazimi në katër xhirot e deritashme të stinorit.
Mesfushori suedez, Albin Ekdal, ka shkëlqyer sot në Meazza duke shënuar hat-trick, dy prej të cilave shfrytëzim i mosreagimit të shpejtë të mbrojtjes neroazzurre.
Yuto Nagatomo i Interit, që nisi ndeshjen si kapiten i ekipit, është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhave të shpejta (25’ dhe 27’).
Të gjitha golat e shënuara në këtë ndeshje kanë ardhur në 45 mintuëshin e parë të takimit, derisa në pjesën e dytë përkundër se Walter Mazzarri tentoi të bëj diç me futjen e Freddy Guarin dhe Mauro Icardit - rezultati mbeti i njejtë deri në fund të ndeshjes.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS