Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ TË PËRKOHSHMIT, NË KRYETRAJNER

Debatik Curri kryetrajner i Prishtinës

Debatik Curri — duke drejtuar ekipin në finale të Kupës së Kosovës, që e fitoi ndaj Gjilanit 2-0/ Foto: FCPrishtina/fb

Debatik Curri kryetrajner i Prishtinës


13 June, 2023 @15:15

Si trajner i përkohshëm i ekipit pas largimit të Ismet Munishit nga detyra, Debatik Curri këndelli skuadrën dhe në fund arriti ta kurorëzojë klubin me një Kupë shtesë të Kosovës.

Debatik Curri sot edhe zyrtarisht u emërua kryetrajner i Prishtinës, pasi që bindi drejtuesit e skuadrës me punën që e kishte marrë përkohësisht. Curri 39-vjeç tashmë bashkë me klubin presin të shohin nëse Prishtina do të licencohet për gara evropiane, pasi që në tentimin e parë nuk e arriti këtë në FFK.

Ndërkaq, duke e emëruar si kryetrajner të Prishtinës, Curri ka bërë të ditur se “objektivat e skuadrës janë të qarta.”

“Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina. Ish-futbollisti jonë, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend.” — ka shkruar Prishtina në njoftim.

Ndërsa në deklaratën e dhënë, tash si kryetrajner i ekipit Curri ka thënë:

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua.
Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta.”
◼️


 
Të gjitha lajmet nga