Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Debutim me 2 asistime, Daku shkëlqen në barazimin e Muras

Debutim me 2 asistime, Daku shkëlqen në barazimin e Muras


14 February, 2022 @19:06

Në ndeshjen e tij debutuese te skuadra sllovene Mura, Mirlind Daku shkëlqeu.

Sulmuesi kosovar ishte startues, luajti përgjatë gjithë ndeshjes dhe dhuroi dy asiste, duke e ndihmuar skuadrën e tij ta fitojë një pikë ndaj skuadrës Bravo.

Takimi në fjalë mes Muras dhe Bravos dje u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, skuadra e Dakut momentalisht ndodhet në vendin e pestë të renditjes me 30 pikë të tubuara pas 21 ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga International