Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Demba Ba debuton me gola

REUTERS/Kieran Doherty

Demba Ba debuton me gola


5 January, 2013 @21:14

Sulmuesi senegalez, Demba Ba, ka arritur të shënojë dy herë në ndeshjen e FA Cup për ekipin e tij të ri, Chelsea. 

Chelsea ka mposhtur sot Southamptonin 1-5 si mysafir ndërsa Ba ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes. Një gol nga penalltia e ka shënuar edhe Frank Lampard, derisa ka përshëndetur tifozët e ekipit që është sinjal për largimin e tij. 

Në ndeshjet tjera, Manchester United, ka arritur që të sigurojë barazimin ndaj West Hamit, me anë të golit të Robin Van Persiet. Ndeshja ka përfunduar 2-2 dhe fituesi i këtij raundi do të kërkohet në ndeshjen tjetër, pasi që kështu janë rregullat në FA Cup. 

Kampioni aktual, Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Watfordit 3-0, ku golat kanë ardhur nga Carlos Tevez, Gareth Barry dhe Marcos Lopes. 

Newcastle, i cili shiti Demba Banë në Chelsea është mposhtur nga Brighton 2-0 dhe është përshëndetur nga kjo garë. 

REZULTATET

Brighton - Newcastle 2-0

Southampton - Chelsea 1-5

Man. City - Watford 3-0

Tottenham - Coventry 3-0

West Ham - Man. United 2-2

Wigan - Bournemouth 1-1

QPR - WBA 1-1

Fulham - Blackpool 1-1

Crystal Palace - Stoke 1-1

Aston Villa - Ipswich 2-1


 
Të gjitha lajmet nga