THE GUNNERS

REUTERS/Gustau Nacarino
Arsenal, 15 mln € për Villan
4 January, 2013 @20:34
Sipas faqes goal.com Arsenal formalisht ia ka bërë një ofertë Barcelonës për sulmuesin e tyre, David Villa.
El Guaje, siç thirret Villa, ka kontratë të vlefshme me katalonasit deri në verën e vitit 2014, mirëpo raportet e fundit thonë se largimi i tij nga Barcelona nuk do të jetë çudi.
Ndërkaq Arsenal, ka planifikuar që ai të jetë përforcim i tyre për stinorin tjetër, mirëpo nëse realizohet gjatë këtij afati kalimtar - do të jetë edhe më mirë, njofton goal.com. Arsenali ka ofertuar formalisht me 15 milionë euro njofton kjo faqe.
Për spanjollin interesim më parë kanë shfaqur edhe Liverpool, Tottneham, Manchester City dhe Chelsea.