TURQI

ntvspor.net
Besiktas kërkon Semihun
4 January, 2013 @20:23
Pasi që nuk arritën ta transferojnë Nenen nga Paris St Germainin për shkak të dëmshpërblimit të lartë të brazilianit, ekipi i Besiktasit ka kthyer radarin kah rivali lokal Fenerbahçe.
Kryetrajneri Samet Aybaba, ka kërkuar transferimin e golashënuesit xhoker të Fenerbahçes, Semih Senturk, i cili me vite të tëra është te kanarinat e Stambollit, por gjithmonë ka mbetur rezervë e kujtdo që ka parakaluar në sulm të ekipit.
Raportet e fundit nga Turqia thonë se sulmuesi Senturk ka kërkuar të sqarohet situata e tij në klub përndryshe do të largohet.