BUNDESLIGA

REUTERS/Ina Fassbender
Demolohet Dortmundi
9 February, 2013 @17:35
Skuadra kampione e Gjermanisë, Borussia Dortmund, është demoluar në Signal Iduna Park nga Hamburgu 1-4, përkundër se ka pasur epërsi 1-0 që nga minuta e 17-të.
Ka qenë sulmuesi letonez i Hamburgut, Artmos Rudnevs, që ka barazuar pas vetëm një minuti, ndërsa jugkoreani, Heung Min Son ka kaluar ekipin nga veriu i Gjermanisë 1-2, pas vetëm 26 minutash lojë.
Kartoni i kuq i Robert Lewandowskit, ka ndikuar edhe më keq për ekipin e Jurgen Klopp, të cilët kanë pësuar edhe dy herë tjera, nga kombinimi letonezo-jugkorean i Hamburgut, në pjesën e dytë.
REZULTATI:
1 | Dortmund - Hamburg | 1-4 | (Lewandowski 17 - Rudnevs 18, 62, Son 26, 89) |