SHKËLZEN GASHI
Dënim për Shkëlzen Gashin
17 March, 2016 @17:36
Vetëm pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara me skuadrën e tij të re Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi do të duhet që ta vuajë dënimin e tij të parë në ligën amerikane, MLS.
Komisioni Disiplinor i ligës MLS ka vendosur që ta dënojë Gashin me një ndeshje moslojë, për shkak se futbollisti shqiptar ishte futur në fushë për t’a festuar golin e shënuar në minutën 90’+5, megjithëse në atë moment ishte në bankën rezervë.
Në fakt, Gashi ishte titullar në këtë takim, ndërsa në minutën 83’ u largua për t’ia lënë vendin e tij mesfushori amerikan, Dillon Serna.
Për shkak të gëzimit të papërmbajtur, Gashi nuk do të mund të luajë në ndeshjen e radhës, ku skuadra e tij do të përballet me ekipin D.C. United.