Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

Dënohen Llapi e Ballkani, Dajës i ipet masa e qortimit!

Dënohen Llapi e Ballkani, Dajës i ipet masa e qortimit!


23 March, 2023 @22:37

Dueli që në fund u përshkua me tensione mes tifozëve dhe demolim karrigash stadiumi, ndërmjet Llapit dhe Ballkanit sot ka marrë dënimet siç parashikojnë rregulloret disiplinore të FFK-së.

Kështu, Llapi është dënuar me 1 mijë euro, njëjtë sikurse Ballkani, kurse ndër të tjera ekipi i Ballkanit duhet të paguajë edhe faturat e dëmit të shkaktuar nga tifozët e tyre në stadiumin Zahir Pajaziti.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka marrë masën e qortimit për akuzat ndaj gjyqtarëve. Kurse nga ndeshja tjetër, ajo mes Trepçës’89 dhe Dukagjinit, është suspenduar me dy ndeshje trajneri i ekipit nga Klina, Armend Dallku. Ky për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt pas ofendimeve në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes.

Mëposhtë, Vendimi i KD-së (pa ndërhyrje):

V E N D I M E:

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM.
– Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK..


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga