LONDËR
Dënohet David Beckham
9 May, 2019 @16:27
Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Real Madridit, Milanit dhe LA Galaxyt, David Beckham - është dënuar me gjashtë muaj ndalesë ngasjeje të kerrit.
Beckham është fotografuar duke qenë në lëvizje me kerrin e tij Bentley më 21 nëntor të vitit të kaluar, derisa fliste me telefon. Kjo gjë është e dënueshme në Londër me minimum 6 muaj ndalesë ngasjeje.
Kështu, Beckham 43 vjeç ka marrë edhe 6 pikë tjera të zeza në patent shoferin e tij, ndërsa duhet të paguajë edhe gjobën prej 750 funtash për dënimin, si dhe 100 funta tjera për shpenzime të gjykatës e 75 funta për shpenzimë shtesë.