VENDIMET E DISIPLINORES
Llapi e Ballkani dënohen nga Disiplina e FFK-së
8 May, 2019 @20:30
Në Vendimin e fundit të Komisionit Disiplinor të FFK-së është bërë e ditur se KF Llapi nga Podujeva dhe KF Ballkani nga Suhareka janë dënuar me nga një mijë euro, secila.
Llapi është dënuar për shkak të shfaqjes së pankartës josportive në fillim të ndeshjes, ndezjes së flakadanëve nga tifozëria gjatë ndeshjes, hedhja e njërës nga ato në drejtim të ekipit mysafir dhe ofendime të orkestruara nga publiku drejtuar futbollistëve mysafir në përballjen Llapi - Drita.
Në anën tjetër Ballkani është dënuar me një mijë euro për shkak se dy persona të paidentifikuar ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin e ndeshjes Ballkani - Ferizaji, Mervan Bejtullahu.