Të gjitha lajmet

FINALJA

Para finales së Ligës së Kampionëve

Foto: uefa.com

Para finales së Ligës së Kampionëve

9 May, 2019 @12:21

Të shtunën më 1 qershor 2019 me fillim prej orës 21:00 në Madrid do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur do të merr rolin e vendasit në finale, ndërsa Liverpool të mysafirit, ka vendosur UEFA.

Stadiumi nikoqir në kryeqytetin spanjoll për këtë ndeshje është Wanda Metropolitano, që është shtëpi e Atletico Madridit.

Ky stadium zyrtarisht u hap për publik në shtator të vitit 2017, duke e zëvendësuar legjendarin e rojiblancove, Vicente Calderon.

Shiko: Skemën si arritën finalen?

Herën e fundit një finale e madhe në Madrid është zhvilluar në vitin 2010, në Santiago Bernabeu.

Ekipet do të marrin nga 17 mijë bileta për tifozët e tyre, ndërsa të tjera do të jenë në shitje globale.

Referi i ndeshjes finale ende s’është përcaktuar. Ndërsa Imagine Dragons do të performojnë në hapje të ceremonisë para finales, sikurse Dua Lipa që kishte performuar në finalen e vitit të kaluar.

Për Tottenhamin kjo është hera e parë që ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve në histori të klubit, në garën që luhet prej sezonit 1955/56.

Ndërsa Liverpool është i njohur në këtë garë, duke qenë ekipi më i trofeshëm anglez këtu. Liverpool ka 5 trofe të Ligës së Kampionëve të fituara (1978, 1979, 1981, 1984, dhe 2005). Sa i përket finaleve, Liverpool ka arritur në 8 finale, 5 prej të cilave i ka fituar, ndërsa 3 janë të humbura (1985, 2007 dhe 2018).

SEMIFINALS: AJAX - TOTTENHAM

Përmbysje fantastike për finalen e parë në Champions!

8 May, 2019 @23:05

Po e përjetojmë një prej sezoneve më të bukura në histori të Ligës së Kampionëve! Pas përmbysjes shokuese nga Liverpooli…

TOP FINALISTS

Liverpool ngritet në listën e finalistëve

8 May, 2019 @0:25

Përveç që e kaloi sonte, Liverpool e ka kaluar Barcelonën edhe në një pjesë të historisë së Ligës së Kampionëve.…

HUMBJET E NJËJTA

E pesta herë për Barcelonën

7 May, 2019 @23:37

Barcelona ka shënuar për të pestën herë në histori të klubit, humbjen më të rëndë në gara evropiane sonte. …

NGA SQUAWKA

Notat e lojtarëve, Liverpool-Barcelona

7 May, 2019 @23:27

Pas ndeshjes fenomenale gjysmëfinale ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës, ku të kuqtë siguruan finalen e dytë radhazi në Ligë të Kampionëve,…

LIVERPOOL - BARCELONA

Liverpool fenomenal, në finalen e radhës

7 May, 2019 @22:55

Liverpool ka arritur të bëj rikthimin e madh në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales duke e mposhtur Barcelonën në Anfield…

Të gjitha lajmet nga Champions League