Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I SC GJILANIT

Derbi gjilanas, Gjilani-Drita pa tifozë!

Foto: SCGjilani/fb

Derbi gjilanas, Gjilani-Drita pa tifozë!


8 November, 2022 @14:00

Skuadra e Gjilanit, që kësaj radhe është në cilësinë e vendasit, ka bërë të ditur sot se ndeshja derbi e mesjavës që luhet ndaj rivalit të përbetuar, Dritës, do të zhvillohet pa praninë e publikut.

SC Gjilani ka lëshuar një njoftim në llogarinë e klubit në Facebook e Instagram, duke bërë të ditur se dueli i 10 nëntorit që do të luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave luhet pa prezencën e tifozëve.

“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues. Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve. Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë,” ka shkruar njoftimi i SC Gjilani.

Dueli i parë i skuadrave në fjalë kishte përfunduar 4-1 në të mirë të Dritës, në përballjen që u luajt më 14 shtator. Aktualisht, Drita është e para në renditjen e Superligë me 31 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Gjilani ka 23 pikë nga po aq ndeshje.

Ndeshja nis në ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga