Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - GJILANI

Derbi i Anamoravës i takoi Gjilanit

Derbi i Anamoravës i takoi Gjilanit


26 September, 2021 @17:47

Njëri ndër derbit më të zjarrtë të Superligës së Kosovës, përfundoi me fitoren e Gjilanit kundër Dritës.

Gjilani e mposhti kundërshtarin me rezultat 0-2 [Gerhard Progni 66’, Shend Kelmendi 88’]

Pjesa e parë e derbit përfundoi me rezultat 0-0, kurse pjesa e dytë nuk filloi në kohën e duhur, pasi që tifozët “Intelektualët” dhe “Skifterat” u përleshën mes tyre.

Pas vonesës është lejuar të startojë ndeshje, derisa goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 66’, i cili shënoi një super gol Gerhard Progni nga gjuajtja e lirë.

Te Drita në minutën e 70’ u ndëshkua me karton të kuq Prince Balde pas ndërhyrjes te Krasniqi.

E goli i dytë erdhi pas një kundërsulmi që shënoi Shend Kelmendi në minutën e 88’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Gjilani ia mohoi Dritës të ngritet në krye të tabelës, derisa me 9 pikë mbetet në pozitën e pestë, kurse Drita me 11 pikë gjendet në pozitën e tretë.

Në xhiron tjetër Gjilani takohet me Llapin, kurse Drita me Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga