NË SELMAN STËRMASI, PA GOLA

Derbi i qetë, në kryeqytet
7 December, 2015 @16:00
Dueli derbi i Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar pa gola 0-0 sot në përballjen e zhvilluar në Selman Stërmasi të renovuar.
Tirana, edhe në ndeshjen e dytë me radhë në stadiumin e renovuar nuk ka arritur të shënojë fitore, derisa Partizani ka regjistruar barazimin e tretë të stinorit, që po e përshkon si lider ende, pasi që nuk ka humbje në këtë stinor.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Raste të pakta u regjistruan nga të dyja palët ku Tirana tentoi përmes japonezit Masato Fukui, e Partizani përmes Astrit Fazliut, por gjysmërastet e tyre shkuan në pakthim.