SIR ALEX NË MBROJTJE TË MOURINHOS

Sir Alex Ferguson, ish trajner i Manchester Unitedit/ REUTERS/ Arkiv
Mos e largoni Mourinhon
7 December, 2015 @15:36
Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se Jose Mourinho mund të menaxhojë situatën e krijuar te Chelsea dhe ai nuk bën të përjashtohet nga detyra e tij.
The Mirror ka bërë të ditur se Ferguson është i sigurt se portugezi do të mund të përballojë situatën ku gjendet aktualisht kampioni i Anglisë.
“Abramovich (kreu i Chelseat, v.j.) ka larguar aq shumë trajnerë brenda këtyre 10 viteve sa që besoj se e ka kuptuar se çka do të thotë kjo. Ai duhet të besojë dhe këtë besim t’ia transmetojë edhe ekipit se gjërat do të kthehen në vend të vetë,” ka thënë Ferguson.
“Nuk ka arsye që të largohet njëri ndër trajnerët më të mirë i të gjitha kohërave. Ai ka fituar tituj europian dy herë, ka fituar tituj në liga të ndryshme. Do të ishte budallallëk po të largohej Mourinho,” ka shtuar ndër të tjera ai.
Chelsea si kampion aktual i Anglisë është duke e përjetuar një stinor të rëndë në Premier League. Ekipi ka përjetuar tetë disfata në 15 xhirot e para të stinorit dhe ka vetëm 4 fitore duke qëndruar në pozitën e 14 të tabelës aktualisht.