MEDIAT SPANJOLLE SHKRUAJNË

Lewa drejt Madridit?!
7 December, 2015 @14:00
E përditshmja madrielene, AS, ka bërë të ditur se Real Madrid është duke e përgatitur ‘operacionin’ Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak është shënjestër e klubit madrilen dhe ai pritet të negociohet në ditët në vazhdim si opcion i blerjes në fund të stinorit te Los Blancos.
Lewandowski është duke kaluar formë të jashtëzakonshme te Bayern Munchen, ndërsa agjenti i tij ka qëndruar në stadium gjatë ndeshjes Real Madrid - Getafe.
