KLOPP GJEN VEND PËR SHAKA

REUTERS/Arkiv
Loja ishte m*t, as referi s’na besoi
7 December, 2015 @12:02
Jurgen Klopp edhe pse tepër i nervozuar me paraqitjen e ekipit të tij dje në përballje ndaj Newcastle Unitedit, ka gjetur vend edhe për të bërë shaka në deklaratat e tij pas ndeshjes, duke treguar karakterin e tij, që po shton gjithnjë e më shumë simpati.
“Goli i parë ishte dhuratë për Krishtlindje,” tha Klopp pas ndeshjes.
“Pastaj na shënuam golin tonë, por pasi nuk ishim fare të mirë në fushë, edhe anësori mendoi, nuk mund të shënosh një gol të bukur nëse luan lojë m*ti,” ka thënë gjermani, trasnmeton goal.com sot.
Liverpool u mposht nga Newcastle në St James’s Park 2-0 dje duke e ndërprerë serinë prej 4 fitoreve radhazi.