Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Derbi i takoi Juventusit, kap avantazhin për ndeshjen e dytë

Derbi i takoi Juventusit, kap avantazhin për ndeshjen e dytë


2 February, 2021 @22:53

Juventusi e mposhti Interin me rezultat 1-2 dhe e morri avantazhin për ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Italisë.

Interi ishte skuadra që kaloi në epërsi me Martinezin në minutën e 9’, derisa Cristiano Ronaldo së pari e barazoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 26’, derisa shënoi përsëri në minutën e 35’.

Në pjesën e dytë të ndeshjes nuk ndryshoi rezultati dhe Juventusi doli fitues në derbi.

Ndeshja e dytë do të luhet më 9 shkurt, derisa fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin Atalanta - Napoli.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A