Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E LIPJANASVE

Derbi i takon Ulpianës, që merr kreun e renditjes

Derbi i takon Ulpianës, që merr kreun e renditjes


31 March, 2023 @17:07

Në fillim të xhiros, derbi dhe Ulpiana me plotë meritë e fitoi duelin direkt ndaj Fushë Kosovës për vend të parë të renditjes tabelare, për të marrë kreun e renditjes në Ligën e Parë Grupi B.

Kjo pozitë siguron Superligën 2023/24, ndërsa me sot ka nisur edhe rikthimi i futbollit ekipor pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

E Ulpiana e Emin Bajramit ka shënuar fitore bindëse, duke e mposhtur Fushë Kosovën 0-3 [Kreshnik Bahtiri 57, Urim Statovci 82, Elvis Ahmeti 90+2] dhe atë të gjitha golat erdhën kur u fut në ndeshja në gjysmorëshin e fundit.

Pjesa e parë pa gola, ndërsa njëjtë nisi edhe pjesa e dytë, derisa Kreshnik Bahtiri (ish-lojtari i Arbërisë, kur ishin pjesë e Superligës) pranoi mirë asistimin e sulmuesit të dalluar Urim Statovci për t’i dhënë epërsi lipjanasve.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të parë të gjitha rastet i kishte Fushë Kosova vendase. Por, asnjë nuk gjeti rrjetën. As Neziri, as Maloku e as Krasniqi s’arritën ta kalojnë vijën e portës së Beqirit. Edhe pjesa e dytë dukej se po niste me dominim të pampurëve vendas.

Por me golin e Bahtirit gjithçka u lehtësua për mysafirët të cilët u koncentruan në mbrotje dhe tentuan me kundërsulme, duke arritur më pas edhe golat vrastar të ndeshjes, me Statovcin e krejt në fund edhe me Elvis Ahmetin.

Me fitore, Ulpiana merr kreun e Ligës së Parë Grupi B duke qenë se me 20 ndeshje ka 43 pikë, ndërsa Fushë Kosova bie në pozitën e dytë pasi që me 20 ndeshje mbeti në 42 pikë. Tash, gjithçka rreth Superligës është në dorë të lipjanasve, ndërsa Fushë Kosova futet në rolin e ndjekësit që do të shpresojë në gabimin potencial të kundërshtarit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë