MEDIASET
Deri në janar 2021 pa publik në stadiume
12 April, 2020 @14:40
Derisa pritet që Serie A italiane të ri-fillojë në fund të muajit maj, mediat e atjeshme raportojnë se nuk do të ketë mundësi të shihen tifozët në stadiume deri në janar të vitit të ardhshëm.
Pandemia coronavirus ka kapur çdo kontinent të populluar të botës. Raporte të ndryshme nga mediat italiane ditë më parë kanë bërë të ditur se prej datës 4 maj mund të nisin përgatitjet për vazhdim të stinorit.
Stinori i mbetur në futbollin italian, pritet të vazhdojë prej datës 31 maj. Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia.
Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe situata mund të kërkojë më shumë siguri sesa që u parashikua, ndërsa Sport Mediaset ka bërë të ditur se stadiumet nuk do të jenë të lejuara për publikun deri në janar të vitit 2021.
Mediaset ka siguruar një dokument qeveritar që propozon sportet të vazhdojnë pa prani të publikut deri në atë kohë.