Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LICENSA PËR UEFA

Dëshira e madhe për garat evropiane, edhe Llapi licensohet për 2020/21

Foto: KFLlapi/fb

Dëshira e madhe për garat evropiane, edhe Llapi licensohet për 2020/21


14 May, 2020 @14:09

Skuadra nga Podujeva, Llapi, ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur të marr licensë për pjesëmarrje në garat evropiane 2020/21.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër nga stadiumi Zahir Pajaziti, ndërsa ata nuk e kanë fshehur gëzimin për këtë arritje - që po ndodh për herë të tretë.

KF Llapi

“Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Ky lajm na ka gëzuar shumë pasi që jemi në garë për të dalë në Evropë dhe licensa është obligative për pjesëmarrje aty,” ka shkruar klubi llapjan në faqen zyrtare të saj.

Kjo është hera e tretë radhazi për Llapin që licensohet për gara të UEFA-së, por ata ende nuk e kanë shijuar asnjëherë daljen atje, për shkak të rezultateve jo të mjaftueshme në Superligë për të dalë në Evropë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga